Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski pritet sot pasdite pritet t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, duhet të mbahen më 24 prill, përderisa më 8 maj do të mbahen zgjehdjet e njëmbëdhjeta parlamentare, të cialt kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse ka rreth të dytë të zgjehdjeve presidenciale, ato do të përputhen me parlamentaret dhe do të mbahen më 8 maj.
Sipas Kodit zgjedhor, pasi që Mitreski t’i nënshkruajë vendimet për shpallje të zgjedhjeve, ato duhet t’i dërgohen KSHZ-së, i cili do të miratojë libra të afateve me çka fillojnë veprimet zgjedhore. Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të fillojë në fillim të prillit dhe disa ditë të përputhet me fushatën për zgjedhjet parlamentare. Sipas sqarimeve nga KSHZ-ja, për dy proceset zgjedhore do të ketë libra të ndryshëm të afateve për zbatimin e veprimeve zgjedhore.