Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime për nesër në ora 13:00 ka caktuar seancë me një pikë të vetme të rendit të ditës, Përcaktimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në bazë të propozimet e partive politike.
Në një prononcim të shkurtër për AIM-në, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka konfirmuar se kandidati Zulfi Adili i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane i Arjanit Hoxhës ka tërhequr kandidaturën dhe se kandidati i propozuar nga koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim, Abdush Demiri mbetet në “garë” për anëtar të KSHZ-së.
Opozita shqiptare ka kohë që bojkoton Kuvendin me deputetët e saj për faktin se nuk u zgjodh propozimi i tyre për anëtar të KSHZ-së./