Ngjitëset me shkurtesën “NMK” për targat po shiten për 50 denarë copën, përcjell TV21. Ngjitëset po shiten në disa dyqane në Shkup, por edhe në rrjetet sociale, ku ka disa shpallje në faqet për shit-blerje. Ndryshe, sipas obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, të gjitha veturat duhet të kenë ngjitësen NMK në targa, kujtojmë se ngjitëset janë falas, dhe MPB të njëjtat i ka shpërndarë nëpër qendra për kontroll teknik, ku po krijohen radhë të gjata për t’u furnizuar.