Studentët do të marrin vauçera turizmi pas zgjedhjeve

Studentët do të marrin vauçera turizmi pas zgjedhjeve

Vauçerë për turizëm të brendshëm të shpallur për studentët nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, do të shpërndahen pas zgjedhjeve. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë për Meta.mk se çfarë ka ndodhur me këto vauçera që janë prezantuar në dhjetor pas takimit të dy ministrave dhe përfaqësuesve të kuvendeve studentore universitare.

Kjo masë ka mbuluar për katër vite punëtorët me të ardhura të ulëta, por këtë vit është paralajmëruar se do të ripërdoret për studentët që vijnë nga familje në nevojë sociale.

“Programi për ndarjen e vauçerëve për turizëm për punëtorët me të ardhura të ulëta që është shpallur është i paraparë në Buxhetin e vitit 2024 dhe zbatohet sipas mjeteve të parapara. Programi për ndarjen e bonove për turizmin për studentët është përfshirë në planin e Ministrisë së Ekonomisë dhe do të zbatohet pas zbatimit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme Vendi