Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur pas plagëve me thikë të mërkurën pasdite në Durrës. Viktima H.K. ishte komshi me autorin I.K., shkruan Euronews. Ata kanë banesat në të njëjtën ndërtesë. Konflikti thuhet se ka nisur për një vendparkim. Dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi. Sipas mediave në Shqipëri, të dy personat njihen si përdorues të lëndëve narkotike.
Policia po punon për kapjen e autorit.