Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, njoftoi sot MPB.
“Njëzet e nëntë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dyzet e shtatë sanksione për kundërvajtjet të cilat i kryejnë këmbësorët…”, thonë mes tjerash nga MPB.
Nga MPB shtojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.