Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela , ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Edhe pse nën okupim dhe tirani, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ashtu si e kishim të përbashkët ëndrrën për liri dhe zhvillim, sot vazhdojmë bashkërisht të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët krahas popujve të civilizuar. Urime 16 vjetorin e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!”, ka shkruar Sela