Me datë 16.02.2024 në ora 16:46 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë.
Sipas njoftimit të MPB-së, ai është plagosur nga një tjetër i mitur para një shkolle fillore në zonën e Gazi Babës.
Është gjetur objekti dhe me të miturën është zhvilluar një bisedë zyrtare.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse.