Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar për vizitë në Konviktin studentor shtetëror pranë USHT-së në Tetovë.
Kryeministri ka potencuar se ky konvikt është ndër më bashkëkohorët në vend dhe se këtu ofron kushte të dinjitetshme për akomodimin e studentëve.
Kryeministri Xhaferi në një deklaratë para mediave, tha:
“Universiteti nuk do të ishte i kompletuar pa ndihmën e qeverisë për ndërtimin e konviktit i cili ka pranuar mbi 300 studentë.
Është konvikti më bashkëkohorë në vend me rreth 4 milionë euro investime. UT-ja ofron kushte të plotësuara për studentët.
Bursat dhe kuotat shtetërore sigurojnë që studentëve të ju lehtësohet studimi dhe procesi zhvillimit të mësimit dhe hulumtimit. Investimi në arsim cilësor është investimi më i nevojshëm dhe më i mirë që mund të bëhet. Dituria është kapital dhe ne nuk do të lejojmë që ky kapital të largohet jashtë kufijve”, përfundoi deklarata e kryeministrit Xhaferi.