Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 sanksione, prej të cilave njëqind e dyzet e pesë gjoba gjobë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Siç njofton MPB-ja, njëzet gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet e gjashtë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja.