Piktorja e njohur tetovare, Besa Dauti edhe zyrtarisht është emëruar drejtoreshë e Galerisë së Arteve në Tetovë.
Besa Dauti me veprat e saj në fushën e artit është e njohur edhe në botën e jashtme ku ka qenë fituese e disa çmimeve prestigjioze.
Piktorja Besa Dauti ka kryer studimet për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Vepron si piktore akademike dhe kuratore arti në Institutin Nacional të Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku edhe jeton. Është një ndër piktoret më origjinale dhe më të fuqishme brenda dhe jashtë shtetit. Maredheniet qe ka me boten jane blloqet ndertuese per karrieren e saj te suksesshme dhe rrjetet me me ndikim ne komunitetin e artit ..Është dekoruar me shumë çmime e mirënjohje. Në vitin 2022 u dekorua me Çmimin e Parë në pikturë në tokën e artit, në Itali. Në vitin 2023 mori pjesë në pallatin mbretëror “Vila Reale di Monza/Orangerie”- Milano, ku mori kritikun më të bukur nga kritiku i artit botëror italian, Vitorio Sgarbi, ku dhe mori ftesën për të marrë pjesë në ekspozitën e madhe të Sanremos me kritikët më të njohur të artit botëror.
Në vitin 2020 realizoi në Nju Jork ekspozitën personale në lartësinë e studios së fotografit të njohur botëror, Fadil Berisha dhe në “MC Gallery”- Manhatan, që ishte një sukses i fuqishëm për piktoren. Me pas, ajo vijoi në Gjermani, Itali, Egjipt, Turqi etj. Veprat e saj janë të ekspozuara në institucione të ndryshme dhe në shumë koleksione private në të gjithë botën!