Ndotja e ajrit në Tetovë vazhdon të jetë më e lartë se e lejuara. Nga të dhënat e ueb faqeve që matin cilësinë e ajrit në Tetovë grimcat PM10 janë dy herë e gjysmë më të larta sa e lejuara.
Mjeku Ratko Davidovski thotë se në këtë periudhë kohore duhet të shmangen lëvizjet nëpër qytetet, sidomos kur ka komunikacion të ngarkuar, ndërsa lëvizjet të bëhen në periferi ose në zonat malore. Ai rekomandon gjithashtu edhe mbajtje të maskës dhe vendosje të filtrave të ajrit në shtëpi.
“Diplomatët e humbin durimin”, Rashiq thotë se mund të ketë konferencë ndë…
“Për tu mbrojtur personalisht në këtë periudhë, tani thuajse se të gjithë i kemi ata aplikacione në telefona që na e tregojnë cilësinë e ajrit që e frymojmë. Pra në këtë periudhë nuk do të ju kishim preferuar të dilni jashtë, sidomos te grupet e rrezikuara. Lëvizjet të bëhen sa më larg nga komunikacioni i qytetit, të mbahen maska ndërsa nëpër shtëpi të vendoset hepafiltra”, tha Ratko Davidovski – mjek.
Mjeku thotë se grupet më të rrezikuara janë fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Sipas tij përveç institucioneve, edhe qytetarët kanë rol kyç në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Sipas tij, zgjidhja e vetme për ta luftuar ndotjen është gazifikimi i qytetit.
“Aty ku mund të ketë ndikim, shumë herë e kemi thënë sepse nuk është përgjegjësi vetëm e pushtetit qendror apo lokal por e gjithsecilit. Aty ku mund të ndryshohet diçka aty duhet të veprohet, ne nuk mund ta ndërrojmë ajrin megjithatë ne mund ta bëjmë ajrin më kualitativ. Gazifikimi, zgjidhja është gazifikimi i qytetit”, theksoi Ratko Davidovski – mjek.
Ajri i ndotur shkakton probleme te organet e frymëmarrjes thotë mjeku, ndërkohë shtoi se maskat mbrojnë edhe nga virozat që për momentin janë aktuale.