Tashmë dy ditë me radhë, funksionerë dhe aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë paralajmëruar “Lajmin e madh” të Ali Ahmetit.
Sipas paralajmërimeve, ky lajm do të bëhet i ditur ditën e nesërme në ora 11:00, në një adresim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në rrjetin social “Facebook”.
Sipas burimeve të informacionit, nesër pritet të bëhet zyrtar emri i kandidatit për President nga BDI-ja.