Shtatë persona janë ndaluar nga policia të mërkurën, pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale.
Ata dyshohen për disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrim’’ dhe ‘’Shpëlarje parash’’.
Gjatë aksionit të zhvilluar në shtatë lokacione janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale transmeton Klankosova.tv