Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë njofton se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i armatosur me ç’rast në vendngjarje kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një tjeter është lënduar.
Incidenti ka ndodhur në ora 12:25 minuta në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj.
Gruaja 63 vjeçe dhe djali i saj 38 vjeçar kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është dërguar në spitalin e Kumanovës. Autori është arrestuar nga organet e rendit.
Informatat e para flasin se bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore.