Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë në bashkëpunim me efektivët policorë nga departamenti i policisë kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mërkurën rreth orës 12:40 në fshatin Llacë të Tetovës, kanë arrestuar 19-vjeçarin H.H. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se së bashku me dy persona të tjerë ishte përfshirë në veprën penale “torturë të kafshëve”.
Ai kishte organizuar mundje mes dy qenve javën e kaluar dhe pastaj videon e ka shpërndarë në një rrjet social. Njëri nga qentë me lëndime të dukshme është gjetur në një shtëpi të braktisur në Sellcë të Tetovës dhe i njëjti është dorëzuar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari. Personi po mbahet në Stacionin Policor të Tetovës për hetim të plotë dhe dokumentim të çështjes.