Paga mesatare mujore neto për një të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2023, ishte 39 998 denarë dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 është më e madhe për 16,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (27.5%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (27.1%) dhe Ndërtimtaria (21.8%).
Paga mesatare mujore bruto gjatë muajit dhjetor 2023, ishte 60 036 denarë.