Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së keqe

Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së keqe

Është rritur interesimi për vaksinim kundër pertusisit ose siç njihet në popull kollës së keqe, deklaroi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, pas vizitës në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

“Lajmi i mirë është se është rritur interesimi për vaksinim, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat. Për periudhën prej 01.01-08.02.2024 ka pasur 669 fëmijë të vaksinuar nga mosha parashkollore, në periudhën e ardhshme, gjegjësisht prej  09.02 – 21.02.2024 janë gjithsej 872 fëmijë të vaksinuar. Gjithashu, komplet të vaksinuar me pertusis në moshë shkollore në periudhën prej 01.01-08.02.2024 ishin 127 fëmijë, ndërsa në periudhën e ardhshme – 264 fëmijë”, informoi Manoleva.

Mbrojtja shëndetësore parandaluese në poliklinikën “Jane Sandanski”, siç theksoi, është e organizuar në ordinanca për mbrojtje shëndetësore primare të fëmijëve parashkollorë deri gjashtë vjet me vaksinim, si dhe ordinanca për mbrojtje shëndetësore primare të fëmijëve në shkolla dhe të rinjve të moshës deri 18 vjeç. Në këtë mënyrë është organizuar edhe poliklinika në Draçevë.

Në këto poliklinika deri më 9 shkurt puna në ordinanca ishte e organizuar në një ndërrim prej orës 7:30 deri në ora 15:30 nga e hëna deri të premten, por pas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, ordinanca për fëmijët parashkollorë në poliklinikën “Jane Sandanski” tani punon në dy ndërrime prej orës  07:30 deri në orën 20 dhe të shtunën prej orës 8 deri në orën 14.

Shërbimet nga kjo pikë, siç theksoi ajo, punojnë intensivisht në gjetjen e fëmijëve të pavaksinuar kundër kollës së keqe dhe ata thirren për vaksinim.

Lidhur me propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të mos pranohen në kopsht fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar, Manoleva tha që të kërkohet përgjigje në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

“Për këtë do të duhet të pyesni MPPS-në. Unë mendoj se ISHSSH ka pasur disa kontrolle, por ju do të më lini hapësirë ​​për të kontrolluar atë informacion nëse ka pasur kontrolle në kopshtet e fëmijëve dhe nëse pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Mendoj se përfshirja, rritja e përfshirjes me vaksinim është kyçe për të përballuar të gjithë situatën, por, gjithsesi edhe të gjitha rekomandimet e tjera që Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ka bërë në mënyrë që ne të mund të përgjigjemi siç duhet, jo vetëm në këtë periudhë të muajit – dy, por edhe në periudhat e ardhshme të cilat mund të jenë kritike për përhapjen e kësaj sëmundjeje”, tha Manoleva.

Zëvendësministrja edhe një herë ju bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse, siç nënvizoi, ajo është preventiva e vetme e sigurt dhe mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje. 

Lajme Vendi