Ademi kërkoi përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amandamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë.
I pyetur nëse kërkesa e BDI-së paralajmëron një bojkot të balotazhit presidencial, Ademi tha se bojkoti nuk është një mjet i përshtatshëm.
“Jemi plotësisht të fokusuar që të fitojmë sa më shumë mbështetje. Në të gjitha qytetet e Maqedonisë qytetarët po nënshkruajnë për kandidaturën e Osmanit. Jemi të fokusuar maksimalisht për të fituar”, tha Ademi.