Dega e BDI-së në Tetovë sot ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e Bujar Osmanit për President të Maqedonisë së Veriut.
Zyrtarë dhe aktivistë të BDI-së sot kanë vërshuar zyret e KSHZ-së për të mbledhur nënshkrimet për kandidatin për president, ku duhen 10 mijë sosh.
Afat kohor për mbledhjen e nënshkrimeve ka filluar nga sot dhe do të zgjat deri më 8 mars.