Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë ditës së djeshme në Prilep, është djegur vetura private e prokurores publike të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, Marjana Ilieska.
Menjëherë pas ngjarjes është kryer ekspertizë në vendngjarje.
Sipas informacioneve të Prokurorisë, autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në garazhin ku ishte parkuar vetura dhe i kanë vënë flakën.