Sot, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi bashkë me sekretarin e përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti, ministrin e financave, Fatmir Besimi si dhe shumë deputetë dhe zyrtarë të tjerë të BDI-së kanë vizituar zyrat e Parkut kombëtar “Mali Sharr” në Tetovë. Aty u priten nga drejtori i institucionit, Ibrahim Dehari.
Parku kombëtar “Mali Sharr” në Tetovë është institucion që është themeluar para dy viteve, dhe përfshin rajonin e Pollogut dhe komunat që kanë qasje në Malin Sharr.