Toshkovski: Shqipëria ka mirëkuptim për dokumentet personale të qytetarëve tanë

Toshkovski: Shqipëria ka mirëkuptim për dokumentet personale të qytetarëve tanë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev sot (23.02.2024) zhvilluan një takim pune me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Në takim, ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy ministrive të Punëve të Brendshme dhe veçanërisht falënderoi për mirëkuptimin që ka Republika e Shqipërisë lidhur me problemin e dokumenteve personale.

Ambasadori Reka po ashtu falënderoi për bashkëpunimin veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, operacionet kufitare dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen, në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

 

Lajme Vendi