Faton Ahmeti: Akademia politike e Ali Ahmetit prodhon gjenerata të arta të gatshme për çdo sfidë

Faton Ahmeti: Akademia politike e Ali Ahmetit prodhon gjenerata të arta të gatshme për çdo sfidë

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar të rinjët e BDI-së nga Forumi Rinor në një trajnim që po e organizon Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi” në bashkëpunim me IFES dhe me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës.
“Mobilizimi i potencialit të anëtarëve të rinj të partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare” ka qenë tema e këtij trajnimi.
Ahmeti shtoi se “Akademia politike e Ali Ahmetit prodhon gjenerata të arta të gatshme për çdo sfidë”.
Në vijim keni postimin e plotë të Faton Ahmetit, Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së.
“Sot, kisha kënaqësinë, në Dibër të takoj të rinjtë nga Forumi rinor prej degëve të ndryshme të BDI-së, të cilët po marin pjesë në trajnimin e rradhës që po organizon Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi” në bashkëpunim me IFES dhe me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës me temë “Mobilizimi i potencialit të anëtarëve të rinj të partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.
Vlerësimet maksimale që i pranova nga organizatorët për kapacitetet e pjesëmarrësve tonë, më shton bindjen se Akademia Politike e Ali Ahmetit, prodhon gjenerata të arta, të gatshëm për çdo sfidë!
#bashkë
#AA” ka shkruar Sekeratari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në Facebook.
Lajme Më të fundit Vendi