Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari thotë se ka marr mbështetje të fuqishme nga Kryeministri shqiptar për mbrojtjen dhe zhvillimin e thesarit shtetëror të quajtur Mali Sharr.
“Besojmë fuqishëm në bashkëpunimin i cili është më se i nevojshëm në realizimin e shumë projekteve të reja që po na presin” ka shtuar Dehari.
Në vijim keni postimin e plotë të drejtorit Ibrahim Dehari.
“Kryeministri z.Talat Xhaferi, Ministri i Financave z.Fatmir Besimi dhe shumë funksionerë të lartë shtetërorë ishin për vizitë në zyrat e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Ashtu siç edhe pritej, morëm mbështetje të fuqishme nga kryeministri në rrugëtimin tonë të përbashkët për mbrojtjen dhe zhvillimin e thesarit shtetëror të quajtur Mali Sharr. Besojmë fuqishëm në bashkëpunimin i cili është më se i nevojshëm në realizimin e shumë projekteve të reja që po na presin” ka shkruar në Facebook Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari.
https://www.facebook.com/Ibrahim.dehari/posts/pfbid0mS5qPbiMkT3qmthdocoK2Hjc6PYriNNnuq26z3oGwPdMmQpDLjueTGuepnxqE2fl