“Nëse në këto zgjedhje presidenciale tregohet se përkatësia etnike në komunitetin shumicë është vendimtare për zgjedhjen e kreut të shtetit, kjo do të tregojë se kemi një problem që duhet zgjidhur”. Kështu është shprehur kryediplomati aktual i vendit Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit në podkastin me gazetarin Branko Geroski.
“Kandidatura ime nuk është vetëm kandidaturë e një politikani që ka përvojë unike ndërkombëtare dhe vendore, por më tepër është një referendum për një ide të cilës i ka ardhur koha, për ta rrënuar monopolin e fundit etnik dhe ta normalizojmë barazinë”, ka deklaruar më tutje Osmani.
ПЛУСИНФО ПОТКАСТ – БУЈАР ОСМАНИ, ПРЕТСЕДАТЕЛСКИ КАНДИДАТ НА ДУИ (youtube.com)