Nga I.P.P.K “Mali Sharr” bëjnë të ditur se po vazhdojnë me forumet rurale, ku qytetarët do të informohen dhe bashkëbisedojnë rreth zonës së mbrojtur.
“Vazhdojmë me forumet rurale në komunat e teritorit të PK Mali Sharr, në të cilat popullata lokale dhe të gjithë personat e interesuar do të kenë mundësi të informohen për të gjitha masat dhe aktivitetet në zonën e mbrojtur, si dhe të marrin pjesë aktive në diskutim me përfaqësues të I.P.P.K. Mali Sharr.”