Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev tha se qytetarët nuk mund të udhëtojnë askund me pasaportën me emrin e vjetër të shtetit.
“Do të thotë me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtoni askund, sepse nuk mund të realizoni dalje nga shteti, sepse ata me ligjin që është në fuqi tashmë nuk janë në funksion, me emrin e vjetër flasim, me emrin e ri mundet gjithkund të udhëtohet”, tha Bojmacaliev.
I pyetur se deri ku është nisma që t’u kthehen paratë qytetarëve që u detyruan të nxirrnin pasaportë me emrin e ri të shtetit, edhe pse kishin afat në pasaportën e vjetër, Bojmacaliev tha se për këtë s’mund të vendosë Qeveria teknike.
“Pasi u shpallën zgjedhjet, nuk kemi mundësi të tillë ligjore, kjo do të nënkuptohej si ryshfet, kështu që kur të përfundojnë zgjedhjet, të formohet Qeveria e re, ai që do ta formojë do të marrë vendim, ndërsa gjithsesi është biseduar edhe për këtë në seancë qeveritare”, deklaroi Bojmacaliev.