Në suaza të kontrolleve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionomin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi të tejkaluar, policia shqiptoi 599 gjoba.
Prej tyre, siç kumtoi MPB, 26 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa pesë madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë 275 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara, ndërsa 324 jashtë vendeve të populluara.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut që së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.