Sindikata e Pavarur e Shërbimit Gjyqësor ankohet se Ministria e Financave nuk jep pëlqim për sigurimin e fondeve për pagesën e shtesave të pagave në administratën gjyqësore. Jasmina Veliçkova kryetare e sindikatës tha se seanca e 222-të e Këshillit Buxhetor Gjyqësor për sigurimin e mjeteve, për pagesën e shtesave në paga për muajin shkurt 2024, është shtyrë për seancën e radhës. Ajo i bëri thirrje këshillit gjyqësor që të gjejë një mënyrë për vazhdimin e pagesës së shtesave në paga, ose në të kundërtën do të organizojnë protesta dhe grevë.
“Prandaj kërkojmë nga Këshilli Buxhetor Gjyqësor në koordinim me Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete për pagesën e shtesave në paga për shërbimin gjyqësor. Në të njëjtën kohë, ne mendojmë se periudha parazgjedhore nuk duhet të jetë arsyetim për zgjidhjen negative të kërkesës sonë, pasi është një praktikë e vendosur dhe nuk bie ndesh me asnjë ligj tjetër. Në të kundërt do të jemi të detyruar të rishqyrtojmë të gjitha mundësitë tona sindikaliste dhe mundësinë për të hyrë në një bllokadë totale të sistemit gjyqësor”, tha Jasmina Veliçkova, kryetare e SPShGj.