Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska-Madiq deklaroi sot se ekstradimi i Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative.
“Ministri i Drejtësisë realizoi takim me kolegun e tij në Turqi dhe siç e njoftuan opinionin nga Ministria e Drejtësisë, procedura gjyqësore ka përfunduar, pritet të plotësohen dokumentet administrative dhe presim që Ljupço Palevski të ekstradohet”, tha Avramovska- Madiq.