Gjatë kontrollit në terren, më datë 28.02.2024, në orën 11:20, në atarin e fshatit Brodec janë gjetur dy persona duke bërë prerje të paligjshme të pyjeve. Personat në fjalë nuk kishin dokumente identifikimi dhe sipas deklaratave të tyre janë banor të fshatit Shipkovicë.
Vendi ku janë gjetur personat është në parcelën kadastrale me numër 916, vendi i quajtur Maja e Zezë, me kulturë Pyll, i regjistruar në Listën Pronësore numër 469 për KK Brodec, pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas zonave mbrojtëse, vendi ndodhet në zonën e menaxhimit aktiv në kuadër të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.
Shërbimi i rojeve të I.P.P.K. “Mali Sharr” bëri edhe kontroll më të gjërë të vendit, gjatë së cilës u evidentuan dëme më të mëdha.
Përveç dëmeve aktuale nga druri i prerë në mënyrë të paligjshme, përfaqësuesit e krim teknikës kanë evidentuar dhe dokumentuar dëmet e shkaktuara në të gjithë zonën.
Plantacioni në të cilin është kryer prerja ilegale është një pyll ahu në kushte të mira habitati, me moshë nga 60 deri në 80 vjeç.
Sipas specifikacioneve, në momentin kur janë gjetur në vend, personat kishin rëzuar dhe po përpunonin 4 trungje ahu me masë totale drusore 2.07 m3, e cila masë drurore e përpunuar në asortimente 1 metër gjatësi, të përshtatshme për dru zjarri, gjendet në vendin e prerjes.
Në hapësirë më të gjërë, e cila dikur përfaqësonte një kompleks pyjor cilësor me një sipërfaqe të madhe, është e dukshme që prerje të ngjajshme të paligjshme janë kryer që nga disa vite më parë deri në disa dekada më parë, përpara se zona të shpallej për Park Kombëtar.Si rrjedhojë, kjo ka lënë një pyll të degraduar, strukturë të copëtuar, masë druri të papërpunuar e shpërndarë që është e papërdorshme dhe me cilësi të humbur teknike dhe kalorike. Nuk vërehen shenja për prerje të organizuara, që do të thotë se gjitha këto aktivitete janë kryer në mënyrë të paligjshme.
Masa drusore e drunjëve të prera ilegalisht në një radius prej 100 metrash është 77.18 m3 ose 142 drunj – njoftojnë nga Parku Kombëtar Mali Sharr.