Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e familjes Jashari këtu e 26 vite më parë. Ahmeti në postimin e tij shkruan:
”Fjalët janë të pakta për të përshkruar sakrificën e familjes Jashari, ku i madh e i vogël, gra e burra, qëndruan stoikisht para ushtrisë së një shteti okupator, duke treguar vendosmërinë e tyre për ta parë Kosovën si shtet sovran, të pavarur dhe demokratik.
Sot shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, dita kur e gjithë bota, falë rezistencës së Familjes Jashari, kuptoi se shqiptarët janë autokton në tokat e tyre, se nuk robërohen dhe se dorëzimin nuk e njohin si opsion.
Lavdi!”