Memeti: Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pagave. Funksionarët premtojnë para zgjedhjeve, por ngelin vetëm premtime

Memeti: Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pagave. Funksionarët premtojnë para zgjedhjeve, por ngelin vetëm premtime

”Kur ka zgjedhje vijnë, ka edhe funksionarë që vijnë edhe përpara, premtojnë, por premtimet ngelin premtime” këtë e tha mes të tjerash Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë, përcjell TV21. Memeti thotë se pensionistët kërkojnë rritje lineare të pagave.

“Pa ndryshimin e Ligjit për Pensione, nuk do të mund të vihet deri te plotësimi i kërkesave tona, për shembull rritja lineare e pensioneve, për shkak se me ligj është vetëm ngritja me përqindje, prandaj duhet të ndryshohet ligji përpara”, tha Memeti.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1540094026831846

Lajme Vendi