Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot u këndua kënga “Mora fjalë” nga këngëtarja Shkurte Fejza. Kjo po ndodhi për herë të parë në seancë solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.
Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq.