Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka uruar mësimdhënësit për ditën e arsimit shqip duke shkruar se “Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve”.
Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.