Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti ka uruar sot mësuesit për nder të 7 Marsit.
Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit!
Mësuesi është prindi i dytë për çdo nxënës, dhe kjo ndjenjë kuptohet gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës. Edhe sot më kujtohen këshillat dhe mësimet nga mësuesit e mi të shkollës fillore, Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, të cilëve u jam mirënjohës për tërë jetën.
I falënderoj dhe i uroj të gjithë mësuesit dhe mësueset për festën e 7 marsit, duke kujtuar gjithmonë rolin e tyre të veçantë në avansimin e shoqërisë.