Të punësuarit në “Pyjet e Maqedonisë” në grevë. Dy muaj pa rroga!

Të punësuarit në “Pyjet e Maqedonisë” në grevë. Dy muaj pa rroga!

Rreth 2000 punonjës të ndërmarrjes publike shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme në 30 filialet në mbarë vendin për shkak të mosdhënies së pagave dhe shtesave të tjera.

Ata kërkojnë pagesën e janarit dhe shkurtit, afati është data 15 mars.

“Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave tona. Edhe pse është diskutuar në një farë mënyre, kemi pasur tentativa me drejtorin e përgjithshëm dhe na është premtuar se këto kërkesa do të realizohen, por deri më sot asgjë nuk është realizuar, të paktën deri në këtë moment”, tha Bobi Kukunoski, përfaqësues sindikal i “Pyjeve të Maqedonisë” në Prilep.

Sindikata para disa ditësh theksoi se në periudhë parazgjedhore kërkohet punësimi i 400 personave të rinj, ndërsa pjesa tjetër e të punësuarve nuk kanë të ardhura të rregullta.

Lajme Vendi