Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha sot se me ndihmën e vendit dhe atë ndërkombëtare po punohet për tejkalimin e problemit të sulmit haker në Sh.A. MEPSO me qëllim që të rikthehet funksionimi aktual i operatorit të sistemit elektrotransmetues.
Boçvarski tha se më e rëndësishmja është që të mbrohet infrastruktura kritike dhe që furnizimi me energji elektrike për qytetarët dhe kompanitë të vazhdojë pa ndërprerje.