Një 52-vjeçar shqiptar nga Tetova ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë me armën e krimit. Gruaja është transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se i është nënshtruar një operacioni.
Mediat shkruajnë se ata kanë qenë bashkë në një makinë të tipit “Audi” me targa të Maqedonisë së Veriut. Sipas raportimeve, ngjarjes i ka paraprirë një debat, pas çka gruaja ka dalë nga vetura kurse burri ka gjuajtur me armë në drejtim të saj dhe e ka plagosur, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është rikthyer sërish dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të vetvetes, pas çka ka ndërruar jetë. Mediat raportojnë se mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë gruan e plagosur.