Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti me rastin e 8 Marsit, ”Ditës Ndërkombëtare të Gruas” ka theksuar se kjo datë historike vjen nga një peripeti dhe përpjekje e vazhdueshme për ta pozicionuar dhe vlerësuar gruan ashtu siç duhet.
”Me rastin e kësaj dite të shënuar, kam nderin dhe kënaqësinë të përcjell urimet më të sinqerta për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Kjo datë historike vjen nga një peripeti dhe përpjekje e vazhdueshme për ta pozicionuar dhe vlerësuar gruan ashtu siç duhet.
Kjo simbolikë është dëshmi se fuqizimi i gruas është një detyrë e jona e përbashkët.
Duke ju uruar festën, shprehim gatishmërinë për ta lehtësuar dhe mundësuar pozicionimin sa më të mirë të gruas në shoqëri” – shkruan Ahmeti në Facebook.