Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar besimtarët e besimit islam për muajn e shenjtë të ramazanit.
Postimi i plotë;
”Të dashur bashkëbesimtarë,
Ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Le të na shërbejë mirësia e këtij muaji për të qenë më të bashkuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Begatia dhe lumturia qofshin gjithmonë në shtëpitë e juaja.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara nga i madhi Zot”! 📿🕌🤲