Qytetarët që mbushin 18 vjeç ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale duhet të kenë mundësi të votojnë, kërkon Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Nga ky institucion njoftuan se më 9 gusht 2021 kanë konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë nga ana e KSHZ-së, si dhe diskriminim tërthorazi, i cili buron nga dispozitat e Kodit Zgjedhor, bazuar në moshën e qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre të votës ndërmjet dy raundeve zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të viti 2019, ata mbushën 18 vjeç.
“Këta persona, për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor, nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e garantuar me Kushtetutë dhe të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në të njëjtën kohë, më 13 shtator 2021, Komisioni konstatoi diskriminim tërthorazi në bazë të moshës, gjendjes personale, gjendjes shëndetësore, në fushën e ushtrimit të së drejtës së votës të qytetarëve që vendosen në objektet shëndetësore gjatë zgjedhjeve”, theksoi Komisioni.
Njëkohësisht u theksua se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të zgjidhet votimi i personave që do të mbushin 18 vjeç, i personave nga diaspora dhe të gjithë të tjerëve që nuk sillen në pozitë të barabartë me të tjerët.
Të pyetur se sa është numri i personave që janë diskriminuar në zgjedhje, nga KSHZ thonë se bëhet fjalë për afërsisht 7 mijë persona, bazuar në ankesat që janë dorëzuar në Komision.