Mashtrime me telefonata, SPB-Tetovë: Për rreth dy muaj janë regjistruar 11 raste

Mashtrime me telefonata, SPB-Tetovë: Për rreth dy muaj janë regjistruar 11 raste

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në rajonin e Pollogut janë regjistruar disa raste të mashtrimeve përmes telefonatave. Nga SPB-Tetovë apelojnë që qytetarët të kenë kujdes me telefonatat e panjohura për qëllime afariste.

“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, apelon dhe paralajmëron qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në kontakte telefonike apo direkte me persona të panjohur, për qëllime afariste apo të tjera. SPB-Tetovë posaçërisht ju tregon që të shmangen kontaktet elektronike dhe porositë për shërbime ushqimore ose komerciale, të cilat kryesisht janë të rreme dhe përfundojnë me mashtrim dhe që përbëjnë vepër penale të dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. Në dy muaj e gjysmë të këtij viti në këtë zonë janë raportuar gjithsej 11 mashtrime (TE-9 dhe GV-2), të cilat kryesisht janë zbardhur plotësisht dhe autorët janë zbuluar, gjegjësisht janë identifikuar se kush janë”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lajme Vendi