Shokohet familja e Stevço Jakimovskit! Djalit dhe nuses, në vend të certifikatës së martesës iu lëshua certifikata e vdekjes

Shokohet familja e Stevço Jakimovskit! Djalit dhe nuses, në vend të certifikatës së martesës iu lëshua certifikata e vdekjes

Kryetari i komunës së Karposhti, Stevço Jakimovski thotë se është tronditur nga një, siç e quan ai, skandal, pasi djali i tij bashkë me gruan e tij kishin kërkuar certifikatën e martesës, por të njëjtëve u është lëshuar certifikatë e vdekjes, përcjell TV21.

“Djali im dhe nusja e tij kërkuan certifikatë nga Libri Amë i të Martuarve, dhe të njëjtit kanë marrë certifikatë nga Libri Amë i të Vdekurve. Do të thotë dita kur ka qenë dasma e tyre, është vendosur si dita e vdekjes së tyre. Kemi edhe një vërtetim se pse të rinjtë po emigrojnë nga RMV, jo nga arsyet ekonomike, por nga funksionimi i keq i shtetit.

Unë jam thellësisht i bindur se ky kuadër me emrin Dijana Antonijeviç është e punësuar ose nga shtabi i LSDM-së, ose nga shtabi i VMRO-DPMNE-së”, tha mes të tjerash Jakimovski.

https://www.facebook.com/watch/?v=1462674391021905

Lajme Vendi