Pas disa muajsh pa kontrata pune, të punësuarit në IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup do të kenë kontrata të reja pune.
Drejtori i Shtëpisës së Shëndetit Shkup, Vullnet Selimi, njoftoi se problemi është tejkaluar ndërsa tha se do të bëj përpjekje që çështjes ti jepet fund përmes konkurseve për punësime me kontrata të përhershme.
“Ashtu siç jeni në dijeni çështja e ndërprejres së kontratave në çdo fillim vit për të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup përsëritet dhe jo për fajin tonë, ndërsa fatkeqësisht ata që e pësojnë më shumti janë të punësuarit me kontrata në vepër. Për ti dhënë fund kësaj çështje, në bazë të planit vjetor për punësim, pas zgjedhjeve janë paraparë dy konkurse përmes së cilëve do të punësohen 91 persona me vendime të përhershme pune”, ka njoftuar në rrjetin social Facebook, Vullnet Selimi, drejtori i IPSH, Shtëpia e Shëndetit Shkup.