39 vjeçarja I.M. nga një fshat i Tetovës, të enjten në ora 16:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme të Tetovës ku djali i saj i mitur mësonte, profesor me inicialet I.N. e ka trajtuar në mënyrë agresive dhe me mjet të fortë i ka shkaktuar lëndime. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.