Bastisje në Shkup, ndalohet një person

Bastisje në Shkup, ndalohet një person

Nga MPB njoftojnë se Njësiti për tregti të paligjshme me drogë pranë Departamentit kundër krimit në Polici, në bashkëpunim me Njësitin “Tigrat”, me urdhër paraprak kanë kryer bastisje tek personi me iniciale G.P. nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit tek G.P. janë gjetur 1 pako me lëndë pluhuri të panjohur, 1 peshore e vogël dixhitale me mbetje të lëndës pluhur, 129 pako alumini me gjurmë të lëndës së panjohur, 2 celularë, si dhe gjësende të dyshuara që kanë origjinë nga vepra penale, 2 lap top ( Apple MacBook Pro dhe Acer), 11 ora dore (Emporio Armani, Disel, Cerruti 1881, Festina, 2 Casio, Breitling, Paterson, Rado, Adidas dhe Vivaldi) dhe 2 biçikleta (Specialized dhe Scott)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Lajme Vendi