Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca e Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte denoncuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar.
“Efektivët e policisë së SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën ,,Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Sellca e Keqe e Tetovës. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.