Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim.
Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me shenjën “UÇK”, e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së.
“Është njoftuar se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në hyrje të Kalasë është vërejtur flamur me shenjë të UÇK-së. Menjëherë pas denoncimit, është dërguar ekip i SPB Tetovë”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Përndryshe incident i ngjashëm pati ndodhur edhe në nëntor të vitit të kaluar, kur në kishën “Shën Naum Ohridski Çudibërësi” në Kodrën e Diellit, ishte zbritur flamuri maqedonas dhe në vend të tij ishte vendosur flamuri shqiptar.